Gatuzo: Pas golit të parë të Napolit, frikë e pashpjegueshme

Në nivel futbolli Milani nuk mahniti, por të shkosh 2-0 në avantazh në Napoli është një arritje dhe të mos marrësh pikë më pas është alarmuese.

Trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo është i shqetësuar pikërisht për pjesën e dytë, kur Milani u zhduk nga fusha pas golit të parë të Napolit: “Pas golit të parë të Napolit skuadra u fik. E pashë shumë të frikësuar. Këtu është faji im, sepse është detyra ime të punoj në aspektin psikologjik me lojtarët”.

“Keqardhja është e madhe sepse lëshuam fushë pas golit të parë të Napolit dhe nuk duhej të ndodhte. Duhet kuptuar urgjentisht pse gabuam aq shumë dhe pse hyri frika.

“Higuain? Mori shumë pak pasime, nuk është faji i tij që ishte i vetmuar në sulm. Ai na lejon të ngremë nivelin në sulm dhe do të na ndihmojë jashtëzakonisht. Në nuk reaguam mirë pas golit të parë dhe kjo më shqetëson shumë.

“Ançeloti? Përtej marrëdhënies me të, sot më djeg dume kjo humbje. Nuk mund të vijmë në Napoli, të luajmë një ndeshje të tillë dhe të largohemi pa pikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *