Gatuzo paralajmëron: Kur të mbyllemi në një dhomë, të provojë të më çojë në të sëmës!

Xhenaro Gatuzo ka sqaruar në intervistën pas ndeshjes me Bolonjën dinamikën e konflikti me Bakajokon. Për “Sky Sports”, teknik i “djallit” shpjegoi çfarë ndodhi dhe si do të punojë për të zgjidhur këtë situatë.

“Janë tri pikë shumë të rëndësishme. Në këto pesë ditët e fundit pashë zemërim në sytë e lojtarëve ndaj meje dhe u kërkova që këtë zemërim ta tregojnë në fushë. I falënderoj të gjithë. Nuk ishim të shkëlqyer, por fitorja na gëzon”.

“I thashë Bakajokos të fillonte nxehjen dhe u vonua, prandaj vendosa të zgjidhja Maurin. Prioriteti është që t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe jo egoja e Gatuzos. E prita shtatë minuta, nuk vendosi as mbrojtëset e këmbëve, më pas zgjodha Maurin. Qëllimi  im është që t’i marr më të mirën lojtarëve”.

“Lojtarët mund të më thonë çdo gjë, e rëndësishme është që në dhomat e zhveshjes të mos mungojë respekti. Polemikat patëm dhe pas ndeshjes derbi, por u rikthyem duke dhënë më të mirën në fushë. Notat për çdo lojtarë do i vendosim në fund të sezonit, atëherë do të shohim kush u soll mirë dhe kush u soll keq. Kur të mbyllemi në një dhomë, të provojë të më çojë në të sëmës, ai dhe kushdo tjetër! Nuk dua të flas më shumë dua ta mbyll në dhomat e zhveshjes, me mënyrën që di unë”.

KARTONI I KUQ I PAKETËS – “Më bezdisi, por është shumë i ri. Vuri duart te arbitri pa vetëdije, por kjo është pjesë  e të qenit i papjekur akoma. Na duhet të përmirësohemi. Sot 7 lojtarë luajtën me probleme s’po kalojmë një moment të mirë. Falenderoj tifozët që nuk na vërshëllyen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *