Gatuzo: Paketa më habit për diçka, na lehtësoi Kutrone! Higuain? Flas troç me të!

“Kampionati që më pëlqen më shumë është Championship, e regjistroj sepse mua më zë gjumi. Ishte një ndeshje sikur më pëlqen mua. Patrik nuk shënonte jashtë shtëpie prej më shumë se një vitit dhe jemi të kënaqur. Reina është një portier që e njohin të gjithë, nuk e zbuloj unë. Jemi të kënaqur me paraqitjen që kemi bërë”, kështu u shpreh fillimisht Xhenaro Gatuzo në konferencën për shtyp pas ndeshjes që Milani fitoi në shtesë kundër Sampdorias. Kuqezinjtë janë tashmë në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Për Milan TV Gatuzo u shpreh: “Djemtë janë të mirë, ka shumë momente të vështira. Sot Kutrone dhe Konti na dhanë kualitet. E dinim, nuk do të ishte e lehtë të luaje kundër Sampdorias. Më pëlqeu mbrojtja. Ishte një ndeshje e mirë, jam i lumtur për mënyrën se si djemtë ndihmonin veten. Ishte një paraqitje pozitive”.

PAKETA – “Më pëlqeu në pjesën e dytë kur arriti të bënte disa depërtime. Ai di si të lëvize, është një brazilian jo tipik. Kjo pasi ai është i mirë në vendosje. Jam i kënaqur për të”.

SULMUESI ARGJENTINAS – “Higuain e pashë të gjallë, mori pjesë në manovrat e skuadrës dhe gaboi pak. I mungoi goli, por më pëlqyen të gjithë. Këto ditë, nëse nuk do e kisha në gjendje për të luajtur, nuk do e kisha aktivizuar. Me të kam një raport të tillë që i themi gjërat hapur. Ka ndershmëri të madhe. Kur një lojtar bën zgjedhjet, gjithashtu është e vështirë për t’u bindur. Njëri provon. Tani ai është lojtar i Milanit dhe ne e mbajmë fort atë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ne do t’i themi gjërat troç dhe dua të njëjtin qëndrim edhe prej tij, gjë që për momentin nuk mungon”.

SUPERKUPA – “Duhet të rikuperojmë energjitë, kemi një avion privat në dispozicion dhe shpresojmë të rikuperojmë. Ndeshja do jetë e rëndësishme, përtej trofeut. Kjo mund të na ndihmojnë në aspektin e karakterit,  katër ditë mund të na ndryshojnë mendërisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *