Gatuzo nuk vetëkënaqet pas fitores: Mos të shfaqemi si budallenj, pashë një ekip pa shpirt

Napoli ka arritur të fitojë ndaj Lacios me rezultatin 1-0 në Kupën e Italisë. Një fitore që merr vlerë të dyfishtë për skuadrën e drejtuar nga Gatuzo, pasi jo vetëm që ndodhej në moment të keq, por njëkohësisht fitoi kundër ekipit më në formë të Italisë.

Por pavarësisht kësaj, trajneri i Napolit qendron i ftohtë emocionalisht dhe këmbë në tokë. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, ka kujtuar për lojtarët e tij ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, ku shfaqën një fytyrë të shëmtuar dhe dështuan me rezultatin.

“Ne duhet të jemi të uritur dhe të mos të kemi një stomak të mbushur. Duhet të gjejmë dëshirën dhe “helmin”. Kundër Fiorentinës u mbytëm pashë një ekip pa shpirt, mora përsipër fajin. Duhet të shohim njëri-tjetrin në sy dhe t’i tregojmë gjërat që kemi. Ne përfaqësojmë një kompani të rëndësishme që ka bërë gjëra të mëdha vitet e fundit dhe nuk mund të lejojmë që të shfaqemi si “budallenj”, nga ato që kemi bërë deri tani. Në skuadër është mirë që të mos lejosh diçka që të kalojë sepse duhet të përpiqesh të punosh për t’i rregulluar”, u shpreh Gatuzo. /Sport Ekspres/