Gatuzo nuk kërkon justifikime: E merituam, nuk jemi ekip!

Pas ndeshjes në Greqi dhe eliminimit të hidhur ndaj Olimpiakosit, me humbjen 3-1, trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo nuk ndjek linjën e drejtorit sportiv Leonardo dhe nuk merret me arbitrimin.

“Zhgënjim i madh, ka miliona tifozë që vuajnë. E kishim ndeshjen me dorë, krijuam 8 raste për shënim dhe pastaj bëmë gabime naive: kështu është e drejtë të eliminohemi. Nuk u treguam të zotë dhe e dhuruam ndeshjen. Më pas futet edhe arbitri në valle.

“Patëm frikë pas problemeve të para që hasëm dhe është e drejtë të shkojmë në shtëpi, Europa League kërkon nivel tjetër. Kemi një problem mendor dhe nuk kemi eksperiencë”

Tani edhe sulmi është nën akuzë: “Duhet të kemi helm. Çalhanoglu e Castijeho patën raste, por nuk kishin besim. Nuk duhej ta humbnim këtë ndeshje, është e turpshme. Arbitri na ndëshkoi, por mund ta mbyllnim ndeshjen menjëherë. Me bezdis kjo lloj disfate, me 3 gola nga ky rival. Jam i tërbuar, sepse mund të ishim më të fortë edhe se arbitri. Nuk po na krijonin asnjë problem, pastaj shënuan një gol të pabesueshëm, në një situatë që e përgatitim për orë të tëra. Nuk e kapërdij dot, nuk kemi asnjë justifikim dhe më ngrihen edhe me shume nervat. Humbje djegëse, nuk jemi skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *