Gatuzo: Nuk e përzumë Andre Silvën, thjesht i plotësuam dëshirën

0

Trajneri i Milanit Xhenaro Gatuzo ka shpjeguar përsëri prapaskenat e huazimi të Andre Silvës te Sevijla gjatë mërkatos së verës. Trajneri i Milanit tha se vendimi ishte tërësisht i lojtarit dhe se ai nuk kishte mundësi ta bllokonte atë transferim.

“Andre Silva vendosi që të largohej. Askush nuk e përzuri atë nga ky ekip. Tani ai është duke kaluar një moment shumë të mirë në Spanjë. Por, ne si klub nuk kemi pse të pendohemi, pasi bërë gjithçka që ai qëndronte, situata ishte e ngjashme me atë të Karlos Bakës, që u largua për t’iu bashkuar Vijarealit”, tha Gatuzo për medien  spanjolle “ABC”.

Gjatë këtij edicioni të La Ligës, Andre Silva ka gjetur shtatë herë rrugën e rrjetës, duke qenë dhe golashënuesi aktual i kampionatit, një ecuri krejt e kundërt me atë të sezonit të kaluar në Serie A, ku në 24 aktivizime shënoi vetëm dy gola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.