Gatuzo ngre alarmin: Na mbaroi benzina!

Rino Gatuzo e sheh gotën gjysmë plot, edhe pse barazimi nuk mund të jetë një rezultat i mirë ndaj Torinos. “Vuajtëm 20 minutat e fundit. Kemi bërë disa gabime në mbulime, sidomos te goli. Ndodhin, sidomos tani, shumë shpesh. Po vuajmë nga lodhja dhe benzina duket se po mbaron. Mund edhe ta humbisnim këtë ndeshje, por edhe mund ta fitonim, me shtyllën në fund të Abates. Ishim të lodhur, kjo është diçka që u pa qartë”. i pyetur për dy sulmuesit, tha: “Nëse do të isha i sigurt që me dy sulmues do të shënonim, do të luaja përherë. Duhet të mos humbësh ndeshjet dhe të kuptosh kondicionin e skuadrës dhe se sa mund të mbajë në 90’”.

Rritja e ekipit – “Kondicioni nuk është nga më të mirët, por edhe jo për t’u flakur. Duhet të ndreqim gabimet. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë rritje. Kur kishim topin, kishim frikë mos gabonim. Duhet të tregojmë më shumë egërsi dhe dashakeqësi kur propozohemi përpara. Në këtë moment, problemi i ekipit tim është që duhet të përmirësohemi në disa situata. Gabimi te goli i tyre është i Kaliniçit, sepse e tërheqin. Duhet të përmirësohemi”.

Europa – “Duhet të mbrojmë vendin që kemi. E di nga u nisëm dhe prej kohësh vetëm ndjekim, ndaj të kemi kujdes nga renditja. Nuk i jap notë vetes. E di që po stërvis një skuadër dhe klub të lavdishëm, pas eksperiencash të vështira. Duhet të falënderoj këto djem. Kjo skuadër luan një futboll evropian dhe duhet të rritemi të gjithë. Nuk mund të dorëzohemi tani. Duhen 5 ndeshje dhe finalja e Kupës së Italisë. Nuk shënojmë? Ndoshta është faji im dhe i stafit që nuk i vëmë në kushtet për të shënuar, por preket me dorë fakti që nuk gjejmë golat. Nuk bëj drejtorin sportiv, ata blejnë dhe unë i stërvis. Këto që kam janë më të fortët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *