Gatuzo në Prokurori: Akuza për pastrim parash, avokatët sqarojnë

0

Xhenaro Gatuzos i është dashur të marrë rrugën për në Torino gjatë ditës së djeshme. Jo për të parë ndeshjen Juventus-Ajaks, por për të dalë para prokurorit dhe për të mbrojtur veten. Trajneri i Milanit ka përfunduar në hetim bashkë me 52 persona të tjera. Akuzat? Pastrim parash. Ai foli rreth dy orë përpara Prokurorit Publik, Ruxhero Krupi.

Rino dhe Paskuale Mota (biznesmen i konsideruar si figura qendrore e hetimit) nuk kanë qenë miq. Ky i fundit ka përfituar nga një besim i bazuar në një njohje të kohëve të fundit. Në atë kompani, Gatuzo nuk ka mbajtur kurrë një rol operacional. Historia e tij është një copëz e vogël e një hetimi të madh”, kanë theksuar dy avokatët e tij.

Trajneri i ”Djallit” i ka shpjeguar Gjykatësit se e ka njohur Motën në vitin 2011, në kohën që biznesmeni frekuentonte restorantin e peshkut të Gatuzos. Atë periudhë, Rino bleu 35% të aksioneve të “Cascina Tre Olmi”, e specializuar në prodhimin e salsiçeve të derrit. Ai vendosi të largohej dy vjet më vonë, pasi mori vesh se furnizuesit nuk ishin paguar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.