Gatuzo “në fije të perit”, Milan po mendon zëvendësuesin

Milan është një nga ekipet më historike në Serie A.  Situata e viteve të fundit nuk është ajo qe i takon një klubi të tillë. Pjesëmarrja në ligën e kampionëve dikur ka qenë diçka normale, ndërsa tani është një ëndërr. Fajtori i një kaosi të tillë, sipas tifozëve është  trajneri Gatuzo.

Drejtuesit kuqezi po mendojnë për të gjetur një trajner të ri, i cili  përmbush objektivat e klubit.  Lista e zëvendësuesve të Gatuzos është e gjatë por vetëm 3 janë më kryesorët.  Emri i parë që flitet se mund të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit është Antonio Konto. I dyti në listë qëndron Arsen Venger dhe i fundit është Donadoni.

Të shohim nëse Gatuzo do arrijë të qëndrojë në stolin kuqezi, pasi atij i është dhënë edhe një shans i fundit nga  drejtuesit. Sfida me Bolonjën është deçizive per të ardhmen e trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *