Gatuzo: Na duhet guxim nesër, Higuain mund të jetë gati kundër Juves

Milani do të luajë nesër ndaj skuadrës së Real Betis, e cila një javë më parë i mori pikë të plota kuqezinjve në Itali. Ekipi i Gatuzos po kalon një moment të mirë në kampionat, pasi po merr pikë dhe ndodhet në vendin e katërt po aq sa dhe Lacio, por tani duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e Europa League-s. Numri një stolit kuqezi kërkon nga skuadra e tij një fytyrë tjetër nga ajo që u paraqit një javë më parë.

“Dy javë më parë Betis na vuri në vështirësi të mëdha, ndaj këtë herë dua që të shoh një ekip shumë të guximshëm dhe që prodhon futboll. Jam i bindur se mund të bëjmë një paraqitje më të mirë, por duhet të tregojmë shpirt gare, sakrificë dhe karakter. Natyrisht që do të kërkojmë fitoren nesër dhe nuk mendojmë asgjë tjetër. Kur fiton edhe në stërvitje është më e lehtë. Them se grupi po kalon një moment mjaft të mirë. të gjithë japin më të mirën nga vetja e tyre dhe kemi një klimë pozitive. kjo gjë ma bën dhe më të lehtë punën”.

“Higuain po punon shumë, por nuk e dimë në do të jetë gati për ndeshjen me Juventusin, edhe pse po përpiqemi shumë. Duhet të presim dhe të shohim. Vendin e tij do ta zërë Kutrone. Ai është rritur shumë dhe lëviz ndryshe në fushë nga disa muaj më parë. Ka një mundësi të mirë për të mësuar nga Gonzalo, Suso dhe Hakan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *