Gatuzo: Milani s’ka pasur kurrë kaq të dëmtuar, diçka nuk shkon

0

Xhenaro Gatuzo dhe skuadra e tij kanë përpara një transfertë të vështirë. “Jemi entuziastë, skuadra është e motivuar. Më pëlqen mënyra se si djemtë po ndihen para kësaj ndeshje”, tha tekniku i Milanit në fillim të daljes për shtyp në prag të takimit ndaj Lacios.

DËMTIMET – “Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, por këtë nuk mund ta përdorim si justifikim. Duhet të japim më shumë. E gjitha skuadra duhet të shtrëngojë dhëmbët. Romanjoli dhe Musakio mund të na kthehen mbas tri javësh. Duhet të kuptojmë se çfarë po shkon keq, pasi Milani kurrë nuk ka pasur kaq shumë dëmtime në sezonet e shkuara”.

LACIO – “Ata janë një skuadër që luajnë me shumë lojtarë në sulm. Kanë bërë shumë pak ndryshime nga sezoni i shkuar dhe kanë një sulmues zone të rrallë si Çiro Imobile”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.