Gatuzo: Lojtarët po, unë s’kam nevojë për përkëdhelje. Vë dorën në zjarr për diçka!

0

Milani luan nesër përballë Fiorentinës në Firence, në një fushë ku nuk fiton prej 5 vitesh. Kuqezinjtë nuk kanë alternativa të tjera përveç fitores. Objektivi Champions është vetëm 3 pikë larg, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund.

Xhenaro Gatuzo tenton si gjithmonë të motivojë ekipin përpara kësaj transfertë të komplikuar dhe prek disa tema gjatë prononcimit të tij. Besimi tek ekipi është maksimal dhe djemtë duhet të sigurojnë fitoren e radhës.

TË DËMTUARIT – “Bilja është grumbulluar, por nuk është gati për të luajtur. Paketa është stërvitur mirë, pavarësisht se është i skualifikuar. Çalhanoglu është rikuperuar dhe është gati. Forca jonë më e madhe kanë qenë shpesh lojtarët që janë aktivizuar pak. Kjo do të thotë forcë grupi.”

FIORENTINA – “Nuk fitojmë në Firence që prej vitit 2014. E kam studiuar Fiorentinën dhe janë një skuadër që të krijon rreziqe të mëdha. Kanë lojtarë të mëdhenj në sulm dhe duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në aspektin fizik, teknik dhe mental.”

PIATEK – “Nuk ekziston asnjë problem. Kristof duhet të qëndrojë i qetë dhe të vihet në dispozicion të skuadrës. Kësaj gjëje duhet t’i japë prioritet.”

MONTELA – “Unë duhet të mendoj vetëm për ndeshjen dhe si ta fitoj atë. Kam respekt të madh për punën e tij, nuk kam çfarë të shtoj tjetër.”

EKIPI – “Djemtë kanë dhënë gjithmonë më të mirën për Milanin. Vë dorën në zjarr për diçka të tillë. Kjo skuadër ka reaguar edhe në momente shumë të vështira. Më vjen keq që fitorja me Bolonjën kaloi në plan të dytë dhe u fol më shumë për Bakajokon. Shoh një skuadër që është stërvitur shumë mirë dhe që po bën atë që kërkoj. Nesër duhet t’i bëjmë gjërat mirë dhe ta vendosim Fioren në vështirësi.”

ABATE-ZAPATA – “E ardhmja e tyre është një problem i klubit, unë kam për detyrë vetëm që të stërvis lojtarët. Abate dhe Zapata janë këtu prej vitesh dhe kanë dhënë kontributin e tyre. Kam vetëm fjalë pozitive për to, por vendimin e merr klubi.”

SKARONI – “Duhet t’i transmetojmë besim të gjithë lojtarëve. Unë nuk kam nevoje për përkëdhelje, nuk më pëlqejnë. Mua më pëlqen të jem aty ku ndonjëherë mbretëron kaosi, nuk ndihem i huaj kur atmosfera është e rëndë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.