Gatuzo kundërshton tifozët për Çalhanoglun dhe bën humor për peshën e tij

0

Milani fitoi 3-0 ndaj Kaliarit me një paraqitje thuajse perfekte, duke u rikthyer i katërti, ndërsa pas ndeshjes trajneri Xhenaro Gatuzo foli për Sky Sport, duke gjetur kohën edhe për pak humor, por ndërkohë vijon betejën me tifozët për turkun Hakan Çalhanoglu.

Rodriguez: “Është lojtar shumë i zoti, po sulmon me shumë se sezonin e shkuar dhe me jep qetësi, po rritet shumë”.

Momenti i Milanit: “Sot u treguam të zotët, luajtëm mirë, por nuk më pëlqeu sjellja e anësorëve të mesfushës, duhej të ktheheshin më shumë në fazën mbrojtëse. Sekreti ynë? Skuadra më pëlqen, ka dëshirë dhe uri. Nuk dua ta dëgjoj fjalën Unë, por vetëm Ne. Pas shumë vitesh kapim pranverën duke qenë në garë për një vend në Champions League, duhet të vijojmë të punojmë”.

Çalhanoglu dhe tifozët që e fishkellejnë: “Pres më shumë cilësi prej tij, ka gjuajtje të shkëlqyer dhe sot nuk pati fat, por ka edhe gjëra të tjera. Shihni kilometrat që bën dhe si e ruan pozicionin. Tani me Paketa po kuptohet shumë mirë, po e kritikojnë pa të drejtë, ndoshta sepse sezonin e shkuar i kishte mësuar keq tifozët. E di edhe unë qe nuk është anësor i pastër, por mund ta bëjë atë rol dhe të dyja fazat me shumë cilësi”.

Mbrojtja: “Më parë pësonim gola për naivitetin tonë. Tani ka disa ndeshje që mbrojnë të gjithë, Suso ankohet se luan si mbrojtës, por ky është sekreti”.

Bakajoko: “A krijon problem kthimi i Bilias? Të shijojmë momentin, sepse është kthyer pas 3 muajsh jashtë. Bakajoko është lojtar që luan para mbrojtjes, jo i zakonshëm, tani po bën gjëra shumë të mira, krijon epërsi numerike kur e kalon kundërshtarin. Tani sfida është ta bëjmë të luajë si anësor ofensiv nëse duhet, të shohim a do ia dalim”.

Forma fizike e Gatuzos dhe batuta me Kostakurtën: “Jam në formë? Po, sepse po ha më mirë dhe dal për vrap 3-4 herë në javë. Nuk isha shëndoshur nga stresi, thjesht tani e kam mbyllur gojën, ha më pak. Kur peshon 100 kg dhe je 1.20 i gjatë, duhet të kesh pak turp dhe mua më vinte turp nga vetja”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg