Gatuzo kritikon “të rinjtë”: Na duhet loja, ashtu si buka që hamë!

 

Trajneri kuqezi me tone të larta: Mjaft dëgjova që kemi frikë të fitojmë. Bilia duhet të kthehet në 100% dhe Abate ndoshta gaboi që shkaktoi faullin i cili solli golin e Brinjolit. Por, vetëm në 8 ditë mos prisni shumë…

Pas barazimit në sekondat e fundit të sfidës përballë Beneventos, Milani rikthehet në Europë, ku është kualifikuar për fazën e 1/16-ve dhe “i mbushur” me rezerva do të përballet me Rijekën në ndeshjen e fundit të grupit. “Nuk mund të përmirsohet kondicioni fizik i skuadrës në vetëm 8 ditë, por djemtë më treguan shumë gadishmëri”, deklaroi trajneri i Milanit, Gatuzo, në konferencën për shtyp. “Jemi duke bërë diçka të re, nuk e kemi ekzagjeruar me punën dhe sidomos rëndesën, në mënyrë që të shmangim që dikush të dëmtohet. Por, nuk duhet të fshihemi, jemi skuadra që vrapon më pak në Serinë A dhe kjo nuk është rastësi”.

Rijeka – Disa futbollistë kanë mbetur në Milano, por Gatuzo dëshiron që në Kroaci të tregojnë veten të ashtuquajturat linja të dyta. “Nuk ka rëndësi për renditjen, po për mua është e rëndësishme. Paraqitja na duhet si buka. Të luash në Europë me fanellën e Milanit do të thotë të kesh respekt. Nuk dua të transmetohet ndjesia sikur ke frikë të fitosh, ashtu si dëgjoj të thuhet. Duhet të tregojmë se jemi të fortë, edhe pse e dimë që diçka duhet përmirësuar.  Ata janë një skuadër e fortë teknikisht dhe në ndeshjen e vajtjes u shty dhe mbështet nga një numër i madh tifozësh. Isha në “San Siro” dhe ndoqa takimin. Dhe në Kroaci pres një super atmosferë. Europa League? Kam luajtur në këtë kompetiicon (kur quhej Kupa UEFA), duke humbur përballë Dortmundit në gjysmëfinale. Eshtë gjithmonë një emocion i madh”. Rijeka, që ashtu si Milani, do të ketë mungesa dhe Gatuzo e përmend: “Nuk po them budallaqe, por do t’i mungojnë lojtarë të rëndësishëm edhe atyre. Por, nuk mund t’ia lejojmë vetes që të nënvlerësojmë askënd, për këtë arsye nuk morra me vete djemtë e ekipit të të rinjve”.

Ndeshja – Milani nuk është duke mbledhur frytet e punës së shpresuar në merkaton e verës dhe Gatuzo “i tërheq veshin” disa lojtarëve të rinj: “Kanë dëshirë, por janë të gjithë nën standardin e tyre. E dinë dhe nuk mund të fshihemi pas një gishti. Kaliniç duhet të zhbllokohet, e them në lombardisht: “Sperem!”… Bilia duhet të mbërrijë në 100%, do të luajë bashkë me Lokatelin kundër Rijekës. Paleta? Ka luajtur disa ndeshje me të rinjtë. Nuk i dhuroj asgjë, e shoh në formë dhe do të luajë titullar”. Gatuzo kthehet edhe te goli i Brinjolit, që u bë pak viral në internet… “Nuk ishte e lehtë t’i bëje ballë një goditje dënimi kaq pranë porte… Ndoshta, ka edhe një gabim të vogël të Abates, që e shkaktoi”.

Formacioni i mundshëm i Milanit (3-5-2)

Storari

Paleta Romanjoli Musakio

Kalabria Lokateli Bilia Zanelato Antoneli

Kutrone Silva

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *