Gatuzo: Jo më futboll të vjetër italian duke mbrojtur dhe kundërsulmuar!

Milani do të luajë nesër në transfertën e vështirë të Olimpiakosit, ku në rast të një humbje 2-0, apo me diferencë tre gola, do të mbetej jashtë Europa Ligë. Në kuadër të sfidës ka folur numri një i stolit kuqezi, Xhenaro Gatuzo. Tekniku i Milanit e vlerëson në maksimum sfidën dhe e sheh si një transfertë shumë të vështirë Olimpiakosin.

NDESHJA – “Është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për klubin. Do të luajmë në një atmosferë të zjarrtë, por këtë gjë duhet ta shmangim sapo të zbresim në fushë. Duhet të jemi të fokusuar në ndeshje. Duhet ta përdor eksperiencën time për t’ia kaluar lojtarëve, që ata të jenë të përgatitur për ndeshjen”.

KUNDËRSHTARI – “Olimpiakosi është një ndër ekipet me të mira në Europë kur bëhet fjalë për posedimin e topit dhe nuk duhet ta nënvlerësojmë ndeshjen. Nuk mund të luajmë një futboll të vjetër, duke u mbrojtur dhe kundërsulmuar. Dua që të tregojmë karakter dhe të kemi kontrollin”.

KUTRONE – “Patrik Kutrone vërtet shqetësohet për këtë sport dhe është normale që është mërzitur për rastin e humbur ndaj Torinos, Kjo gjë tregon që e ndjen lojën që bën dhe ekipin ku luan”.

KASTIJEHO – “Do të doja ta shihja Kastijehon të ishte më i përfshirë me pjesën e avancuar, të futej në zonë, të bëjë më shumë lëvizje pa top. Nuk e bën në mënyën e duhur akoma, por ka uri dhe kjo gjë më pëlqen”, përfundoi tekniku kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *