Gatuzo: Ishte reagimi që doja, i lumtur për Andre Silvën

0

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, ishte natyrisht i lumtur për fitoren e minutës së fundit shtesë në Xhenova, por nuk fluturon dhe ende nuk mendon për vendin e katërt: “Isha kurioz të shihja reagimin mendor të skuadrës, pas humbjes kundër Arsenalit. Xhenoa luajti një ndeshje të madhe, na vuri në vështirësi dhe mund të fitonte, por jam i kënaqur nga personaliteti që tregoi skuadra ime”.

Champions – “Kemi shkurtuar disi distancën, por ka ende shumë ndeshje, le të mendojmë për ndeshjen e radhës. Jam i lumtur për golin që shënoi Andre Silva, që në më fund është zhbllokuar në Serinë A. Duhet të vazhdojmë të rritemi, rruga e vetme është ajo e punës. Shkruat që kemi probleme fizike, pas humbjes ndaj Arsenalit, por ja që nuk ishte ai problemi”.

Kaliniç – “I mungon goli, por teknikisht është i zoti. Dua ta shoh më të vendosur, më të keq në disa situata, por do ta shihni që do të na ndihmojë në këtë periudhë. Ka besimin tonë, edhe pse goli është gjithçka për një sulmues, nuk ka rëndësi si luan

Dy sulmues: “Mbushet zona kundërshtare, por i japim shumë fushë kundërshtarit, nëse gabojmë pasimet te sulmuesit. Me Andre Silvën luajtëm 20 minuta edhe ndaj Arsenalit, mund të përdoret sërish skema me dy sulmues”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.