Gatuzo injoron lajmet për largim, por nuk i pëlqen zhurma mediatike

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, thotë se spekulimet për të ardhmen e tij në klubin ndikojnë tek lojtarët e tij, por ai thekson se është mësuar me njoftimet se atë e pret shkarkimi dhe nuk i bëjnë më përshtypje.

Në ditët e fundit u përfol se Antonio Konte mund të ishte pasuesi i tij në “San Siro”, pas emërimit të Leonardos si drejtor sportiv, por diçka e tillë është hedhur poshtë nga vetë trajneri.

“Kam dëgjuar se çdo ditë flitet për largimin tim nga Milani. E rëndësishme është që unë bëj më të mirën dhe vendimi do të merret nga kushdo që përfaqëson klubin”.

“Djemtë janë gjatë gjithë kohës në telefonat e tyre, shkojnë në internet, lexojnë gjithçka. Kështu ndodhte dhe në kohën time. Derisa dritarja e transferimit të jetë e mbyllur, njerëzit gjithmonë do të flasin dhe kjo sjell një situatë jo të mirë”.

”Sulmuesit janë të shqetësuar se një tjetër sulmues do të vijë, mesfushorët shqetësohen se një mesfushor tjetër do të arrijë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *