Gatuzo i mahnitur nga Bakajoko: E dashuroj sjelljen e tij!

Një ndër transferimet e verës te Milani, ishte Bakajoko, i cili në fillimet e tij te kuqezinjtë u duk si një transferim i dështuar dhe u kritikua shumë për formën e tij, pasi dhe minutat për francezin ishin të pakta.

Gjithsesi, në ndeshjet e fundit, lojtari që është në pronësi të Çelsit, ka shfaqur një rendiment surprizues. Francezi ka qenë një ndër më të mirët në ndeshjet e fundit për kuqezinjtë dhe kjo gjë nuk i ka shpëtuar as trajnerit Gatuzo, i cili një ditë më parë ka thënë mjaft fjalë të mira për 24-vjeçarin.

“Unë i di aftësitë e tij teknike, por jam surprizuar shumë taktikisht nga Bakajoko. E kupton lojën, lëviz thuajse në të gjithë fushën dhe luan shpejt. E dashuroj sjelljen e tij. Në një farë mënyrë, ai “u zhvesh” dhe e dhuroi veten e tij tek unë dhe stafi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *