Gatuzo i dorëzuar: Nuk funksionoi asgjë!

0

Xhenaro Gatuzo nuk ka ndonjë shpjegim për krizën e Milanit dhe tashmë duket një njeri i dorëzuar, edhe pse kuqezinjtë janë në vendin e katërt, rastësisht.

Pas humbjes kundër Lacios në kupë, trajneri i Milanit foli për Milan TV: “Sonte nuk funksionoi pak a shumë asgjë, vuajtëm në të dy fazat. Në pjesën e parë nuk rrezikuam asgjë, në të dytën e nisem shumë ngadalë dhe Lacio zotëroi fushën. 

“Paraqitje për t’u harruar. Pashë një sjellje plot shqetësim dhe mungesë besimi, e shoh edhe nga goli që pësuam. Mendërisht, teknikisht dhe fizikisht po vuajmë, duket qartë. A e ndjej skuadrën në dorën time? Edhe vetë e bëj këtë pyetje tashmë”. 

U kthye në fushë Kaldara: “Luajti mirë, kishte nevojë për një shans dhe e shfrytëzoi. Kishte liri për të ndërtuar lojën dhe e bëri shumë mirë”.

Piatek i izoluar: “Nuk është problemi tek ai, por të gjithë ekipi. Kur nuk çonim pasime tek sulmuesit anësorë, kapeshim në kundërsulm. Është një problem i të gjithëve”.

Milani viziton në fundjavë Torinon: “Morëm një goditje të fortë, zhgënjyem edhe tifozët tanë. Tani duhet të shkojmë për betejë në Torino, ndaj një rivali që vrapon dhe fizikisht është shumë i fortë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.