Gatuzo “i dashuruar” me Hysajn, Napoli gjen fytyrën me Juventusin dhe i bën nder Interit

0

Pas shumë dështimesh dhe një kampionati që po e vazhdonte si mos më keq, Napoli gjen më në fund “fytyrën”. Këtë gjë ka arritur ta bëj ndaj Juventusit, duke e mundur me rezultatin 2-1.

Këtë fitore ka arritur ta marrë pas golave të Zielinskit dhe Insinjes në pjesën e dytë, por realizimi i këtij të fundit ishte më i bukur. Ronaldo i ngushtoi shifrat në 2-1 në minutat e fundit, por duke shërbyer vetëm si statistikë.

Gatuzo ka hedhur sërish nga minuta e parë Hysajn, duke treguar besimin e verbêr ndaj mbrojtësit shqiptar dhe duke e kthyer si në kohën e Sarrit te Napoli, që ishte i paprekshëm. Ndërkohë kjo është një dhuratë për Interin që të mbetet në garë për kreun, pas atij hapi të gabuar ndaj Kajlarit. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.