Gatuzo: Higuain ka vuajtur shumë, na duhen golat e tij

 

Milani i dha fund një serie negative prej katër ndeshjesh pa fitore, teksa mundi në “San Siro”, SPAL-in me rezultatin 2 – 1. Trajneri Xhenaro Gatuzo vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe u shpreh shumë i gëzuar për golin e argjentinasit Gonzalo Higuain, i cili u rikthye të shënojë pas më shumë se dy muajsh.

NDESHJA – “Më pëlqeu paraqitja e skuadrës si nga ana teknike, por edhe taktike. Mund ta kishim mbyllur lojën më shpejt. Por, më pëlqeu mentaliteti i skuadrës, që edhe pse vuajti, arriti të mposhte kundërshtarin”.

HIGUAIN – “Ai jeton me golin. Si sulmuesi i skuadrës sonë, kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të. Humbja ndaj Juventusit, penalltia e humbur dhe kartoni i kuq, të gjitha këto së bashku e lënduan shumë”.

“I duhet të rikthehet si më parë. Duhet të mos ketë më luhatje para porte, pasi kjo është pika e tij e fortë. Shpresoj që me golin e sotëm, ai të ketë lënë pas atë gjendje të renduar psikologjike. Na kanë munguar shumë golat e tij”

“Fanella e rëndë e Milanit dhe historia e këtij klubi bën që njerëzit të presin më shumë prej nesh dhe kjo është normale, këtu përfshihen dhe drejtuesit si Leonardo, Maldini, por dhe pronarët. Skuadra mund të bëjë më shumë se kaq”, përfundoi Gatuzo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *