Gatuzo gjysmë i kënaqur: Duhet të rishikojmë pjesën difensive

Milan arriti një fitore me përmbysje 3-1 përballë Olimpiakos në “San Siro”. Kuqezinjtë e Gatuzos kështu konfirmohen në vend të parë në grupin e tyre, me 6 pikë të plota pas dy ndeshjesh. Trajneri i kuqezinjve foli shkurtimisht për mediat pas sfidës së fituar.

FITORJA – “Jemi një ekip që teknikisht luajmë mirë. Ne kemi nevojë për të gjetur kompaktësi dhe ti lexojmë ndeshjet sa më mirë. Kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe nuk duhet të ndalemi”.

KUTRONE – “Ai duhet të punojë shumë. Shpresoj shumë që të jetë një Pipo Inzagi i ri. Po bën mirë dhe kjo gjë më kënaq.”

STADIUMI GJYSME I ZBRAZËT – “Orari i ndeshjes nuk ka ndihmuar shumë. Duke luajtur në 18:55 është normale që do të ketë numër më të pakët tifozash. Ne si ekip, si një klub, i përkasim himnit të Champions. Mendoj se të paktën 10 mijë tifozë më shumë do të kishin ardhur në qoftë se do të luanim në orën 21:00.”

ZËVENDËSIMET VENDIMTARE – “Hakan dhe Patrik i dhanë një frymë tjetër ekipit. Çalhanoglu nuk e pranoi faktin që ishte në stol, por ai duhet të pushonte, ashtu si Kesi. Duhet të rishikojmë pjesën defensive dhe gabimet që kemi bërë. Gjithsesi paraqitja e Kutrones dhe Çalhanoglus ishte e kënaqshme”, deklaroi trajneri i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *