Gatuzo e tepron: Duhet të besojmë te vendi i katërt

0

Milani i këtij sezoni është një dështim total në kampionat dhe shansi i vetëm për lavdi dhe kualifikim në Champions League është triumfi në Europa League.

Megjithatë, Xhenaro Gatuzo duket se kërkon ta mbajë sa më lart moralin e Milanit dhe e tepron, kur flet në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Krotones, në kampionat.

“Pozitat në kampionat nuk janë të mira, por jemi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe gjithashtu jemi në garë në Europa League. Duhet të japim maksimumin në ato ndeshje, pa neglizhuar kampionatin, sepse ka ende shumë ndeshje dhe derisa matematika të mos na dënojë, duhet të besojmë edhe te vendi i katërt”.

Gjithsesi, 14 pikë distancë nga Roma janë tepër, aq më shumë që Milani në janar nuk do të bëjë asnjë blerje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.