Gatuzo dhe barazimi i Juves, flet trajneri kuqezi

Xhenaro Gatuzo i ndoqi në San Siro ndeshjet e Juves dhe Interit, por natyrisht shpresa e madhe ishte që Juve të fitonte.

Barazimi në Torino ka zhgënjyer gjithë milanistët, sepse tani duhet patjetër gabimi i Atalantës apo Interit dhe Milani nuk e ka në dorën e vet kualifikimin për në Champions.

Pas ndeshjeve të darkës Gatuzo doli nga San Siro dhe foli shkurt për agjencinë e lajmeve Ansa.

“Jemi në Europë dhe ende në garë për një vend në Champions League. Nuk do varet prej nesh, por nuk do dorëzohemi. Ecim përpara me krenari, për ta mbyllur në mënyrë pozitive sezonin”.

Nëse zhgënjimi ishte i dukshëm për barazimin e Juves, më i madh ishte për lojën e kampionëve të Italisë, që nuk është se u sforcuar shumë ndaj Atalantës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *