Gatuzo bind si trajner, manjati amerikan i beson ringritjen e klubit

Gatuzo është shkarkuar nga Milani dhe është i papunë. Trajneri italian është në pritje të ofertave që mund të vijnë. Fiorentina është një klub që po ristrukturohet dhe ka për qëllim të bëhet i madh. Manjati amerikan Roko Komiso ka marrë pronësinë e klubit dhe synon ta ngjisë lart klubin vjollcë.

Roko Komiso

Do të vijnë zyrtarë të rinj, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm deri tek ai sportiv dhe trajneri. Xhankarlo Antonjoni do të jetë drejtor i përgjithshëm, ndërkohë që pritet të bashkohet edhe Umberto Gandini. Masara është kandidati kryesor për postin e drejtorit sportiv.

Rino Gatuzo është opsioni kryesor për stolin e skuadrës nga Firence. Grinta e tij dhe puna e bërë te Milani bën që Komiso t’i besojë stolin. Mundësia tjetër është Sempliçi. Ai aktualisht drejton SPAL. Karrierën e tij si teknik e ka nisur te Fiorentina me të rinjtë. Kështu ai e njeh shumë mirë klubin në brendësi të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *