Gatuzo: Absurde, si mund të luajmë në mesditë?

0

Për herë të parë këtë sezon Milani do të luajë në mesditën e së dielës dhe në kampin kuqezi nuk e kanë pritur mirë. Trajneri Xhenaro Gatuzo është tërbuar kur ka mësuar kalendarin, duke mos e fshehur zemërimin e tij, në një prononcim për Milan TV: “Është absurde të luash në 18.55 të enjten dhe pastaj të luan në 12.30 të dielën. Nuk dua të bëj polemika, por është një vendim që nuk e kuptoj“.

Mesazhi i trajnerit kuqezi ësht i qartë: lojtarët kanë nevojë për pushim dhe ndoshta sfida ndaj Parmës mund të luhej në mbrëmje, apo edhe të hënën në mbrëmje, duke qenë se Milani nuk ka ndeshje mesjavën pasuese.

Gjithsesi, Gatuzo nuk e sheh lodhjen si justifikim: “Nuk dua justifikime, do jemi gati për betejë dhe duhet të jemi më të fortë se lodhja dhe dëmtimet. Parma është e fortë, nuk është rastësisht e gjashta dhe ka kundërsulm vrasës, ndaj do duhet të jemi të zotë, duke luajtur më mirë se ndaj Dudelanzh”.

Ndërkaq, shifra të shkëlqyera në lidhje me shitjen e biletave, sepse që të shtunën në mëngjes është kapur shifra e 50 mijë spektaktorëve në San Siro, për sfidën e së dielës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.