Gati trajneri më i ri në historinë e Bundesligës, United i bën dalje Solskjaerit

Manchester United po kalon një formë vërtetë negative këtë sezon, ku kanë regjistruar edhe nisjen më të keqe të kampionatit në 30 vitet e fundit. Solskjaer nuk ka mundur të gjejë çelësin e duhur për të kthyer skuadrën në vendin që i takon dhe momentalisht anglezët po e shohin veten në pozita të vështira në renditje. Kjo ka bërë që të lindin pakënaqësi si nga ana e tifozëve, ashtu edhe nga ajo e drejtuesëve të “djajve të kuq”, të cilët duket se nuk do ta durojnë këtë situatë edhe për shumë kohë.

Kështu, “Sportsmail” ekipi nga Manchesteri po mendon për një emër të ri në stolin e tyre dhe ai është gjermani Julian Nagelsmann. Ky i fundit akualisht drejon ekipin e Lepzigut , ndërsa më parë ka qenë në krye të Hoffenhemit në kohën kur ishte vetëm 28 vjeç, duke qenë edhe trajneri më i ri në historinë e kampionatit gjerman. Nisja e karrierës shkoi ashtu siç duhej, teksa në sezonin e parë në vitin 2016 arriti të siguronte mbijetesën në Bundesligë, ndërsa në sezonin pasardhës siguroi një biletë për në Champions League. Madje kjo gjë ndodhte për herë të parë te klubi gjerman.

CV-ja e Nagelsmann bind shumë dhe ndoshta mund të bëjë te Manchester United atë që trajneri tjetër gjerman Jurgen Klopp bëri me klubin e Liverpool, pasi sa i përket asaj që kanë dhënë në Bundesligë nuk kanë shumë dallime me njëri-tjetrin./Sport Ekspres/