Gati të niset edhe tribuna ultras, Partizani zbulon foto të reja nga puna te kompleksi

Klubi i Partizanit ka bërë publike pamje të reja nga ndërtimi i kompleksit. Megjithëse nuk përfundoi brenda pritshmërisë, punimet janë duke vazhduar. Nëpërmjet disa postimeve në “Instagram”, të kuqtë kanë treguar edhe disa pamje të reja.

Kështu, është gati të nisë edhe tribuna që do t’i përkas ultrasve dhe njëkohësisht mbështetësve që gjithmonë e përkrahin ekipin në ndeshjet e zhvilluara. Pamjet mund t’i shihni edhe në fotot e mëposhtme, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë për kompleksn që do të shërbejë si stadium, fushë stërvitore dhe akademi e të rinjëve. /Sport Ekspres/