Gati të bëhet “Djall”, një belg për mesfushën e Junajtid

0

Junajtid e ka vendosur se së pari duhet të stabilizojë mesfushën. Pas afrimit të Daniel Xhejms nga Suonsi në “Championship”, Solskjaer është pranë një tjetër mesfushori të talentuar. Juri Tielemans do të jetë objektivi i radhës ën “Old Trafford”. Mesfushori këtë sezon e ka kaluar në Leister Siti.
Me “Dhelprat” ai ka treguar një nivel të lartë dhe ka rënë në sy të Solskjaer. Belgu është pronë e klubit të Monakosë. Ai erdhi në vitin 2017 nga skuadra e Anderlehtit për shifrën e 25 milionë eurove. Përveç Junajtid, pas tij është vënë edhe Poçetino. Totenhem gëzon një buxhet shumë të shëndoshë dhe do të futet në furishëm në merkato. Megjithatë, për momentin “Djajtë” kanë avancuar më shumë.

Talenti i datëlindjes 1997 është i grumbulluar me kombëtaren belge për eleminatoret e “Euro 2020”. Ai ka thënë diçka rreth të ardhmes së tij. Nuk përmend asnjë emër klubi, por siguron se do të lëvizë këtë verë dhe ka disa oferta.

“Do të shohim se në cilin klub do të luaj. E vetmja gjë që mund t’ju them tani është se gjërat po lëvizin. Shumë klube kanë treguar interes, por do i shqyrtojmë dhe do vendosim. Junajtid dhe Totenhem janë skuadra shumë të mëdha. Është ngacmuese teksa dëgjon që ato emra interesohen për ty. Më krijon shumë besim në vetvete. Gjithsesi, unë mendoj vetëm të jap maksimumin në ndeshjen e radhës”, u shpreh Tielemans.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.