Gati për marshim, Bundesliga nis me një sfidë “zjarri”

0

Bundesliga do të çelë sezonin e ri me datë 16 gusht. Kampionët e Bajern Mynih do të presin në shtëpi Hertën e Berlinit, ndërsa tetë ndeshjet e tjera do të zhvillohen një ditë më vonë, të shtunën e 17 gushtit.

Gladbah-Shalke 04 është përballja më e zjarrtë e javës së parë, por nuk mbetet pas as dueli Ajntraht Frankfurt-Hofenhejm. Debutim historik edhe për Union Berlin, ekip që ngjitet për herë të parë në elitën e futbollit gjerman në 56 vite histori.

Kryeqytetasit do të presin Lajpcigun në një përballje tepër të vështirë. Transferta aspak të thjeshta edhe për dy klubet e tjera të ngjitura në Bundesligë, Këlnin dhe Paderbornin. Të parët udhëtojnë drejt Volfsburgut, ndërsa të dytët drejt Leverkuzenit.

Në shtëpi do të nisë sezoni i ri për verder Bremen dhe Milot Rashicën, të cilët do të ndeshen me Fortuna Dyseldorfin.

JAVA E PARË

Bajern Mynih – Herta Berlin
Borusia Dortmund – Augsburg
Bajer Leverkuzen – Paderborn
Gladbah – Shalke
Volfsburg – Këln
Ajntraht Frankfurt – Hofenhejm
Verder Bremen – Fortuna Dyseldorf
Fraiburg – Mainc
Union Berlin – RB Laipcig

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.