Gati për hapin e radhës, Lala zbulon të ardhmen e Rashicës: I përshtatet trajneri dhe stili i lojës

Milot Rasshica do të hedhë hapin tjetër në karrierë dhe këtë e kanë konfirmuar si lojtari ashtu edhe klubi i Verder Bremenit. Këta të fundit kanë refuzuar edhe ofertën e parë. Lajpcig ofroi 15 milionë euro plus 3 të tjerë bonus, por klubi gjerman kërkon të paktën 25 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin shqiptar. Megjithatë fjalët e Altin Lalës, i cili kryen rolin e menaxherit të Rashicës, ka zbuluar së fundi se skuadra e Nagelsman do të ishte destinacioni i duhur për lojtarin anësor.

“Lajpcig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i lojës i përshtaten mirë Milotit. Është një klub që i përmirëson lojtarët”, ka thënë Altin Lala për “DeichStube”. Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi i shkel kështu syrin Lajpcigut, të cilët i fton të shpenzojnë pak më tepër dhe të marrin kështu shërbimet e Rashicës. Dëshira e këtij të fundit ishte të luante në Champions dhe ekipi i Nagelsman e plotëson këtë kriter, ndërsa duke marrë parasysh largimin e Timo Verner, sulmuesi dardan do të ishte i duhuri për të mbyllur hapësirat e lëna pas prej tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *