Gati për epokën e re në futbollin anglez, Newcastle nis zyrtarisht negociatat për Coutinho

Futbolli anglez duhet të bëhet gati për një dominim të ri, teksa Newcastle pritet të futet fuqishëm në merkato, për të konkuruar këdo në Premier League. Këta të fundit dhanë dritën jeshile për princin e kurorës arabe, Mohamad bin Salman, që të blejë klubin ishullor. Zyrtarizimi mund të vijë në javët e ardhshme, ndërsa Magpies kanë nisur që tan inga puna për objektivat e merkatos.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Newcastle kanë nisur zyrtarisht negociatat për të veshur bardhezi sulmuesin Coutinho. Ky i fundit është jashtë planeve të Barcelonës dhe Bayern Munich refuzoi të paguante për blerjen e kartonit të brazilianit, që ka qenë i huazur te gjigantët e Gjermanisë këtë sezon.

Ndërkohë një përforcim i tillë patjetër do të ishte një luks për Newcastle, që me ardhjen e familjes mbretërore të Arabisë Saudite në presidencën e klubit pritet që kjo të mos jetë e vetmja goditje në merkato. Paratë janë gjëja e fundit që atij i mungojë dhe falë tyre mund të joshësh edhe emrat më të mëdhenj të futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *