Gati parakontrata me Ramsein, ka një favorit

0

Aron Ramsei është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Mesfushorit 28-vjeçar i skadon kontrata me Arsenalin në verën e ardhshme dhe ai nuk ka dëshirë të rinovojë me ekipin. Uellsiani dëshiron të ndërrojë ambient dhe të kalojë te një skuadër, ku ka mundësi të fitojë ndonjë trofe.

Për të interesohen klube si: Liverpul, Çelsi dhe Milan, por Juventus mbetet në avantazh për shërbimet e tij. Bardhezinjtë po shkëlqejnë në fushën e blertë me dhjetë fitore në po kaq ndeshje, ndërsa drejtuesit vazhdojnë punën për të përforcuar skuadrën. Drejtori i ri sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi, po tenton t’i dhurojë një tjetër kampion trajnerit Alegri dhe ai është lojtari i Arsenalit.

Siç citon “Daily Mail”, Juventus ka gati një parakontratë me lojtarin e “Topçinjve” dhe akordi mund të arrihet në janar, për t’u transferuar në verë në Torino me parametër zero. Forca e bardhezinjve, objektivat e mëdha dhe fakti që në ekip luan dhe një kampion si Kristiano Ronaldo, mund të shtyjë lojtarin të pranojë ofertën e bardhezinjve.

Nga ana tjetër, Paratiçi po mendon dhe shitjen e tre lojtarëve të ekipit. Kontingjenti i lojtarëve është i madh dhe siç citon “Gazzetta dello Sport”, tre emra të rëndësishëm të Juventus mund të largohen dhe një gjë e tillë do të sillte 150 milionë euro në arkat e “Zonjës së vjetër”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.