Gati paditë e tjera në FIFA, te Flamurtari sytë nga… paratë

0

Një “kazan” që zjen brenda tij, kjo është situata që po kalon Flamurtari në këtë periudhë të ftohtë në mot, por të tillë edhe në aktualitetin e tij. Edhe pse në këtë situatë, skuadra i ka vazhduar përgatitjet edhe në pritje se çfarë do të ndodhë me pagesat e lojtarëve. Këta të fundit kërkojnë të kenë siguri financiare për të ardhmen e tyre.

Edhe pse në klub konfirmojnë se aktualisht nuk ka një letër nga lojtarët drejtuar klubit vlonjat, Bushiç, Useini e Siljanovski deklarohen se e kanë dërguar në FIFA çështjen e pagesave të tyre tek Flamurtari. Por çështje më vete mbetet edhe Danilo Alvesh, i cili nuk është rikthyer nga Brazili. Madje nuk do ta bëjë dicka të tillë deri në momentin kur në llogarinë e tij të kalojnë pagat që i detyrohet Flamurtari.

Burime zyrtare në klubin vlonjat që nuk pranuan të identifikohen, konfirmojnë për SportEkspres.com se ka vonesa pagash deri në dy muaj, ndërsa disa nga lojtarët deklarojnë të kundërtën. Madje ata pasi e pranojnë diçka të tillë, theksojnë se në ditët në vazhdim mund të ketë lojtarë të tjerë që mospagesën e tyre ta dërgojnë në FIFA, sikundër kanë bërë futbollistët e huaj që janë në organikën e Flamurtarit.

Gjithsesi, situata mbetet e paqartë dhe te Flamurtari presin zhvillime te reja këtë javë, ndërsa stërvitja vijon. Në 18 javët e luajtura në Kategorinë Superiore, Flamurtari grumbulloi 28 pikë dhe renditet në vendin e 6-të, 9 pikë larg Partizanit kryesues.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.