Gasperini “shmang” Berishën, nuk shpjegon asgjë për vendimin

0

Ishte e paralajmëruar, por nuk do të besohej deri në momentin që do të zyrtarizohej. Etrit Berisha humbi vendin e titullarit kundrejt Pierluixhi Golini. Trajneri Xhan Piero Gasperini është dorëzuar dhe ka vendosur të hedhë nga minuta e parë “gardianin” italian.

Presioni i tifozëve dhe fakti se 23-vjeçari shihet si një e ardhme e portës italiane bëri që numri një i stolit t’i besonte kuadratin e portës në fitoren 1-4 kundër Hapoelit, në takimin e Europa Leagues.

Pas ndeshjes, ai nuk u ndal aspak te çështja e Berishës në konferencën për shtyp. “E rëndësishme është që të fitojmë. Skuadra luajti mirë dhe po stërvitet mirë. Nuk duhet të ulim përqendrimin aspak, pasi Hapoeli është një skuadër e fortë”, – u shpreh numri një i stolit. Po Berisha? Shqiptari duket se do ta thërrasë vetë Lilën tani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.