Gasperini i lëkundur, Etrit Berisha e pëson

0

Etrit Berisha nuk po kalon një moment të mirë tek Atalanta. Portieri i kombëtares në verë u tentua të shitej nga klubi italian, që donte për kartonin e tij rreth 5 milionë euro. Asnjë klub nuk bëri një ofertë serioze dhe në fund mbeti në Bergamo.

Ndeshjen e fundit kundër Torinos Berisha u rikthye titullar. Portieri i kombëtares nuk pësoi gol, ndërkohë që vlerësimet për të ishin normale. Por një dalje duket se e ka penalizuar, edhe pse në atë moment shpëtoi.

Për ndeshjen e radhës që Atalanta luan në transfertë me Fiorentinën ka sërish lëvizje në formacion dhe trajneri Gasperini duket se do të preferojë sërish Golinin. Kështu Berishës do t’i duhet ta nisë nga stoli, ashtu si Gjimshitit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.