Gasperini del nga vetja pas eliminimit: Nëna ime luftoi për këta budallenj, bij ku**ash

Atalanta e drejtuar nga Gasperini është mundur dhe eliminuar nga Kupa e Italisë, pas humbjes me rezultatin 2-1 ndaj Fiorentinës. Në këtë takim ka pasur vërshëllima gjatë gjithë kohës për trajnerin e skuadrës nga Bergamo.

Pikërisht atje ku luan edhe Berat Gjimshiti, që e nisi përballjen si titullar. Pakënaqësia e tifozëve të Fiorentinës daton në 30 shtator të 2018, ku tekniku në fjalë do të sulmonte Chiesan për një penallti të paqenë e cila do të fitohej prej tij.

“Ky është një dënim i pakonceptueshëm dhe mund të kishte qenë edhe pa VAR, por jo sot. Chiesa simulon dhe e ka për zakon të bëj nga këto gjëra”, do të shprehej asokohe Gasperini pas ndeshjes kundër Fiorentinës.

Por këtë herë fjalori nuk është përmbajtur ndaj tifozëve të kësaj skuadre, duke rrezikuar një dënim të madh: “Asnjëherë nuk kam ofenduar askënd. Nëna ime ka shkuar në luftë për t’i dhënë të drejtën e fjalës këtyre budallenjëve. Ata janë po ata, bij ku**ash. Nuk mund ta pranoj këtë gjë”, u shpreh pas ndeshjes së sotme Gasperini. /Sport Ekspres/