Gashi: U munduam deri në sekondën e fundit!

0
Albania's midfielder Shkelzen Gashi (R) misses a goal opportunity as Switzerland's goalkeeper Yann Sommer stops the ball during the Euro 2016 group A football match between Albania and Switzerland at the Bollaert-Delelis Stadium in Lens on June 11, 2016. / AFP PHOTO / Denis CHARLETDENIS CHARLET/AFP/Getty Images

Shkëlzen Gashi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar tifozët kuqezi për përkrahjen, ndërsa ka theksuar se skuadra dha gjithçka për të barazuar shifrat kundër Zvicrës. Shqipëria humbi me rezultat prej 0-1 kundër Zvicrës në ndeshjen debutuese në Evropian, ndërsa përkundër se ishin me një lojtar më pak në fushë krijuan raste shumë të mira shënimi dhe njërin prej tyre e pati pikërisht futbollisti që luan në MLS, por nuk arriti të mposhtë portierin, edhe pse ishte i vetmuar kundër tij.

“Të dashur tifozë, shumë faleminderit për ndihmën tuaj të madhe. Faleminderit shumë. Ne u munduam deri në sekondën e fundit për të shënuar golin e barazimit, megjithëse ishim edhe me një lojtar mangët dhe nuk u shpërblyem. Ne provojmë që të japim gjithmonë më të mirën. Tani duhet të shohim të ardhmen, të fokusohemi në ndeshjen tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here