Gashi me ekip të ri, por milionat nga Amerika i shtyjnë rikthimin

Sulmuesi shqiptar ka gjetur akordin në vendlindje

0

E ardhmja e Shkëlzen Gashit është në Zvicër. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare është prej gati 6 muajsh pa ekip pasi ndërpreu bashkëpunimin  me amerikanët e Colorado Rapids. Mediet zvicerane përflisnin për një rikthim të shqiptarit te klubi i Grasshopers, por së fundmi një tjetër burim e largon 30-vjeçarin nga qyteti i Zyrihut.

Sipas “Aargauer  Zeitung”, Gashi do të vijojë futbollin profesionist me skuadrën  e Araut, klub ky që militon në “Challenge League”, divizionin e dytë për nga rëndësia. Ky do të jetë një rikthim për mëngjarashin, i cili ka qenë pjesë e këtij klubi gjatë periudhës 2010-2012.

Megjithatë, transferimi ka një detaj shumë të veçantë. Gashit i duhet të presë deri në janar për t’u regjistruar me skuadrën e re. Shkak për këtë është fakti se futbollisti vazhdon të paguhet nga klubi amerikan. Paga vjetore e Gashit është 1.4 milionë euro në sezon.

Largimi i Gashit nga Colorado Rapids ishte njëanshëm dhe për këtë arsye futbollistit i lind e drejta të paguhet deri në fund të kontratës që mbaron në dhjetor të këtij viti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.