Gashi gjen golat e parë të sezonit ringjall Koloradon

0

Pas sezonit të shkuar, që ishte i mrekullueshëm, Kolorado Rapids duket se ka festuar më gjatë se ç’duhet.

Sezoni i ri ka nisur keq dhe Rapids është në fund të tabelës.

Megjithatë, pas 5 humbjesh rresht, mbrëmë skuadra e Gashit u rikthye, duke fituar 3-0 ndaj San Hozesë.

Ishte një derbi mes Shkëlzen Gashit dhd Jahmir Hykës, me të parin që triumfoi totalisht.

Gashi shënoi në minutat 29 e 56, duke hapur e mbyllur ndeshjen dhe duke ringjallur Rapids, që afrohet me skuadrat që ka mbi vete në renditje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here