Garsia: Baloteli është pjekur, kur e kisha kundër tentoja ta provokoja!

Transferimi në janar te Olimpiku i Marsejës i ka bërë mirë Mario Balotelit. Sulmuesi italian po luan mirë, është qetësuar dhe ka shënuar 3 gola në katër ndeshjet e zhvilluara me ekipin e ri.

Rudi Garsia ka dhënë një prononcim interesant për 28-vjeçarin në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Seint Etienit. Trajneri i Marsejës vlerëson shumë karakterin e lojtarit dhe pranon që po zbulon një person ndryshe nga ai që kishte menduar, në një sfidë të rëndësishme për një vend në Champions Ligë.

Baloteli po tregohet i zgjuar dhe ka gjetur ekuilibrin e munguar. Kur e kisha kundërshtar i kërkoja ekipit tim që ta provokonin. Më ka befasuar karakteri i tij, është një person i qeshur dhe inteligjent. Mario vlerësohet shumë nga shokët e skuadrës dhe është e kundërta e asaj që kam menduar për të”, përfundon Rudi Garsia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *