Garë për një biletë në derbi, Partizani paralajmëron tifozët

Partizani-Tirana luhet për të katërtën herë këtë sezon, por jo veçmas ndeshjeve të tjera. Derbi është programuar të zhvillohet të dielën prej orës 16:30 dhe interesimi për këtë ndeshje është i madh, pasi “demat e kuq” kanë mundësinë të shpallen kampionë matematikisht.

Për të gjetur një biletë tifozët duhet të nxitojn dhe Partizani ka dalë me një njoftim: “Klubi njofton se vijon të ketë një interesim mjaft të madh për takimin Partizani – Tirana në program ditën e diel ora 16:30, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Në sektorët e Tribunave B1, B2 dhe E biletat kanë mbaruar, ndërkohë që drejt fundit janë edhe sektorët D1 dhe F.

Shitja e biletave po vijon me ritme jasht parashikimeve duke treguar interesimin e madh nga tifozeria e kuqe për këtë përballje. Kujtojmë se biletat mund ti siguroni në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *