Garë e fortë për talentin portugez, Reali i mat pulsin Benfikës

Zhoao Feliks është një ndër lojtarët më të kërkuar këtë merkato, me djaloshin që i ka mahnitur të gjithë këtë sezon me fanellën e Benfikës.

Mançester Siti, Juventus apo dhe Mançester Junajtid janë përmendur si ekipet më të interesuara. Gjithsesi, së fundmi duket se në garë është futur dhe Reali i Madridit. Madje, “Los Blancos” janë prezantuar menjëherë më ofertë te drejtuesit portugezë.

Oferta e madrilenëve ka qenë 80 milionë euro plus bonuset, një shifër relativisht e ulët, duke ditur se klauzola e talentit 19-vjeçar është 120 milionë euro dhe Benfika nuk ka ndërmend ta shesë për më pak. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse klubi i Florentino Perez do të bëjë një tjetër ofertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *