Garë e fortë për mesfushorin francez, Juventusi “djeg” rivalët

Klubet e mëdha kanë nisur prej kohësh punën për merkaton e verës. Lëvizje të shumta priten të ndodhin në fund të sezonit. Juventusi është një nga klubet më aktive. Bardhezinjtë pëlqejnë shumë mesfushorin e Lionit, Tangi Ndombele.

Për francezin ka një konkurrencë të fortë. Lista kryesohet nga PSG, Liverpuli, Çelsi dhe dy klubet e Mançesterit. Megjithatë, Juventusi është një hap parë të gjithëve. Sipas raportimeve të “L’Equipe”, Fabio Paratiçi ka nisur kontaktet prej kohësh me agjentët e lojtarit.

Tangi Ndombele

Drejtori sportiv i klubit italian ka udhëtuar disa herë drejt kryeqytetit italian dhe negociatat janë në rrugë të mbarë. Lioni e ka bërë të qartë çmimin e mesfushorit. Ai vlen 80 milionë euro.

“Zonja e Vjetër” kërkon Ndombele edhe për të zëvendësuar njërin prej Kedirës dhe Pjaniç. Gjermani mund të largohet në fund të sezonit, ndërsa për boshnjakun ndryshon situata. Juventusi nuk kërkon ta shesë, por Reali e kërkon dhe një ofertë tunduese e Florentino Perez mund të transferojë Pjaniç në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *