Garë e çmendur për bileta, Reali i shpërndan me short

0

Finalja e Champions League mes Real Madridit dhe Juventusit po afron dhe kërkesat për bileta janë të panumërta. Nga 6 mijë vendet e ‘Millenium Stadium’ në Kardif, vetëm 17.518 do të marrin dy klubet finaliste, ndaj është e qartë që shumë tifozë nuk do ta kenë fatin për të marrë një biletë.

Reali ka marrë kërkesa pa fund, rreth 44 mijë deri tani, por pak më shumë se 13 mijë bileta do të jenë në dispozicion të tyre dhe Reali ka vendosur t’i ndajë në mënyrën më demokratike të mundshme, me lotari.

Në kanalin televiziv zyrtar të klubit nesër në mesditë do të hidhet shorti dhe fatlumët do të kenë shansin të blejnë një biletë për finalen e madhe.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image