Garë e çmendur, në Kinë triumfon Rikardo

Alfred Mane

Daniel Rikardo ka triumfuar bujshëm në Çmimin e Madh të Shangait, duke e nisur garën nga vendi i katërt. Red Bull zgjodhi një strategji perfekte, sepse kreu pit stop me dy pilotët e saj kur në pistë kishte hyrë Safety Car.

Një përplasje mes Pier Gasli dhe Brendon Hartli bëri që në pistë të futej makina e sigurisë dhe kjo i dha shansin Red Bullit që të përfitonte.

Rikardo shkëlqeu, përfitoi më së miri nga gabimet e rivalëve dhe shokut Verstapen dhe me pas parakaloi kundërshtarët, që u ndalën edhe për pit stop. Fitorja e parë sezonale për australianin, i cili për herë të fundit kishte fituar në Azerbajxhan vitin e shkuar.

I dyti Valteri Botas, i treti Kimi Raikonen. Në xhiron e 44-t u shkatërrua gara e Sebastian Fetelit, i cili u prek nga makina e Verstapenit dhe të dy dolën përkohësisht nga gara, me Ferrarin që pati dëmtime më të mëdha, duke e mbyllur garën në vendin e tetë, një zhgënjim u madh, pasi starti nga vendi i parë jepte shanse të mëdha për triumf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *