Gara për titull, Van Gal: Vë bast për Liverpulin, Guardiola ka një pikë të dobët

0

Premier Liga do të dhurojë deri në fund një garë të fortë për titullin midis Liverpulit dhe Mançester Sitit. Të kuqtë kryesojnë me 54 pikë, ndërsa “qytetarët” ndjekin me katër pikë më pak. Në garë për kreun është dhe Totenhemi me 48 pikë, por le të përqendrohemi te dy ekipet kryesuese.

Rivaliteti për titullin kampion është i egër, por Luis Van Gal zgjedh ekipin e Klopit. Trajneri holandez ishte pjesë e Mançester Junajtid për dy vite, ndërsa bëri maksimumin për të rikthyer “djajtë e kuq” në shinat e duhura pas largimit të Aleks Ferguson.

Luis Van Gal

Ai fitoi vetëm një “FA Cup” me Junajtid për t’i lënë vendin më pas Zhoze Murinjos. Van Gal shpjegon arsyet e kësaj zgjedhje, vlerëson shumë të dy ekipet e vendeve të para si dhe tregon ndryshimin midis Jurgen Klop dhe Pep Guardiolës.

DUELI – “Nëse do të më duhej të vija bast, do të zgjidhja Liverpulin, sepse ata kanë një mbrojtje më solide se Mançester Siti. Sa i përket aspektit kualitativ, Liverpuli nuk është favorit, pasi lojtarët më të talentuar i kanë kundërshtarët e tyre. Por, Guardiola ka një pikë të dobët, sepse i stërvit ekipet e tij vetëm në aspektin sulmues. Është e tmerrshme kur lojtarët e tij duhet të mbrojnë.”

TRAJNERËT – “Liverpuli di të mbrojë më mirë se Siti. Klop e ka transformuar ekipin në një makinë luftarake, si në sulm dhe në mbrojtje, pavarësisht faktit nëse topi zotërohet nga ata, apo jo. Kjo është ajo çfarë i mungon ekipit të Guardiolës. Siti ka ide të mrekullueshme për futbollin dhe në fushën e blertë janë të shkëlqyer, por nuk kanë shpirtin e duhur. Më pëlqen të shoh Sitin duke luajtur, por Klop e bën Liverpulin të luajë në një mënyrë absolutisht fantastike.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.