Gara për të nënshkruar me De Ligt, Barça merr vendimin drastik!

Matijs De Ligt është padyshim emri më i pëfolur në këtë merkato, me holandezin që ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen.

Gara për mbrojtësin zhvillohet mes Barçës dhe Juventusit, por së fundmi raportohet se katalanasit kanë hequr dorë përfundimisht. Ky vendim vjen për shkak të kërkesave të De Ligt dhe agjentit të tij Mino Raiola.

Sipas mediave në Spanjë, kapiteni i Ajaksit ka kërkuar të paktën 12 milionë euro në sezon, kërkesë që Barcelona e ka hedhur poshtë menjëherë. Tashmë, duket se gjithçka do të mbyllet me një kalim te Juventusi, që është i gatshëm ta paguajë 15-20 milionë euro në sezon 19-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *