Gara për stolin e Kosovës, ofrohet një italian kampion i Sllovenisë

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në heshtje, për sa i përket të ardhmes së stolit të përfaqësueses, pas zyrtarizimit të Albert Bunjakit. Presidenti Vokrri do të mendohet gjatë dhe do të analizojë shumë emra, pasi CV-të në tryezën e tij janë të shumta. Kosova, edhe pse me një përfaqësuese të sapoformuar dhe pa eksperiencë e me rezultate zhgënjyese në eliminatoret e Kupës së Botës 2018, ka një ekip plot talente dhe e ardhmja është shumë premtuese, ndaj shumë trajnerë e ëndërrojnë.
Një prej atyre që kërkon drejtimin e Kosovës është edhe italiani Rodolfo Vanoli, 54-vjeçar, i lindur në Gavirate të Italisë, raporton IndeksOnline. Ish-futbollist i shumë klubeve, përfshirë Leçen, Udinezen e Spalin, Vanoli ka aplikuar për të marrë drejtimin e Kosovës dhe është realisht një kandidaturë shumë interesante.

Në Itali nuk ka drejtuar emra të mëdhenj, por prej vitit 2012 ka drejtuar me sukses të jashtëzakonshëm në Slloveni, duke fituar kupën e Superkupën me Koperin dhe titullin kampion tek Olimpia Ljubljana vjet, një arritje e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *