Gara Kukësi-Partizani dhe ofertat e tjera, Llullaku flet troç

Azdren Llullaku është lojtar i lirë dhe normalisht për sulmuesin nuk mungojnë ofertat. Janë disa propozimet që i kanë shkuar, mes tyre edhe nga Kategoria Superiore. Sigurisht pretendimet e tij financiare janë të larta, ndaj te Kukësi dhe Partizani duhet të mendohen mirë.

“Pa dashur të tregohem modest, ofertat janë të bollshme dhe agjenti im dhe unë po i shqyrtojmë ato me kujdes. Kam oferta nga skuadra të tjera në Rumani, pasi këtu është më e lehtë sepse paraqitja ime ka rënë në sy dhe për këtë jam i kënaqur”, shprehet fillimisht Llullaku për RTSH Sport.

“Kam ofertë nga Turqia, madje edhe nga Katari dhe janë interesante. Oferta nga Shqipëri? Po dhe bëhet fjalë për ekipin kampion, Partizanin, por edhe Kukësin. Natyrisht, gjithçka do të varet nga ofertat financiare dhe kushtet e tjera, por kemi ende kohë për të vendosur”, ka deklaruar Azdren Llullaku.

Sulmuesi 31-vjeçar provoi një eksperiencë në Itali vjet, por aty gjërat nuk shkuan mirë, ashtu sikurse më parë në Kazakistan. Llullaku u kthye në Rumani, aty ku sezonin e fundit shënoi shtatë gola në 34 ndeshje të zhvilluara në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *